POLITIKATË FUNDIT

Kurti: S’po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, s’do t’u përgjigjem pyetjeve të deputetëve

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit.

Kurti ka thënë se refuzimi i përgjigjeve vjen pasi deputetët nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, transmeton Zeri.info.

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet, të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time, edhe pse tashmë e kam të përgatitur. Jemi kolegë të të njëjtit shtet. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më me seriozitet në pyetjet parlamentare. Me keqardhje unë nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament”, tha kryeministri.

Kjo ka ngjallur reagim të deputetëve të PDK-së, të cilët në seancën e fundit nuk votuan ratifikimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *