INTERESANTETË FUNDIT

Turqi: Arrestohet një person, i cili imitoi zërin e presidentit Erdogan me ndihmën e inteligjencës artificiale

Gjatë një operacioni të agjencisë turke të inteligjencës MIT në Turqi, është arrestuar një person i cili me ndihmën e inteligjencës artificiale ka imituar zërin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe ka telefonuar biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, njoftoi agjencia turke e lajmeve Si-En-En-Turk.

Në operacionin e MIT është zbuluar se mashtruesi përpiqej të imitonte zërin e presidentit Erdogan me ndihmën e aplikacioneve për intelegjencë artificiale. Ai thirri biznesmenë të njohur dhe zyrtarë qeveritarë nga mbi dhjetë numra telefoni për mashtrime të ndryshme.

Njësitë e sigurimit të MIT arritën të përcaktojnë relativisht shpejt identitetin dhe vendndodhjen e mashtruesit, pas së cilës ai u mor në paraburgim.

Autoritetet turke u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me tentativa të tilla mashtrimi, duke premtuar se masat kundër këtyre procedurave do të forcohen në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *