Dorëheqjet e policëve të rinj serbë, Sveçla: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjeve të zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serbë.
Sveçla përmes një postimi në X ka shkruar se zyrtarët policorë po detyrohen që të japin dorëheqje.
Sipas tij, Beogradi po dëmton qëllimisht komunitetit serbë në Kosovë.
“Zyrtarët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht komunitetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë”, ka thënë Sveçla.
Po ashtu ministri i MPB-së bëri thirrje që kjo qasje e Beogradit karshi komunitetit serbë në Kosovë duhet të ndalet.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në X.