Kosovari: Sa themi jemi nga Kosova, kafja në Shqipëri na vjen 3 euro
Naim Flamuri, i cili ka ardhur nga Australia për të pushuar në Kroaci, Ulqin dhe Shqipëri, ka treguar eksperiencën e tij
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se sapo shqiptarët marrin vesh se turistët janë nga Kosova u rrisin çmimet e kafeve por dhe të ushqimit.
“Kur shqiptarët e Kosovës shkojnë në Shqipëri, sapo marrin vesh që janë nga Kosova kafeja shkon 3 euro. Turisti do besim e siguri. Kosovarët zgjedhin Ulqinin vetëm se kanë siguri”- tha ai.