Erërat e forta rrëzojnë vinçin në Zagreb, punonjësi që gjendej brenda kabinës i shpëton vdekjes – publikohen pamjet rrëqethëse
Një stuhi e fortë e shoqëruar me erëra të forta goditi rajonin të mërkurën. Pas Sllovenisë dhe Kroacisë, në Serbi ka mbërritur në mbrëmje.
Një nga pamjet më dramatike të realizuara gjatë stuhisë që goditi Zagrebin, është sigurisht ajo ku mund të shihni se si era rrëzon një vinç të gjatë që më pas bie në rrugë.
Por edhe më rrëqethës është fakti se brenda kabinës së vinçit gjendej një burrë, transmeton Telegrafi.
Fatmirësisht mbeti gjallë, dhe një gjë i shpëtoi kokën – “krahu” i vinçit, sepse “krahu” ra fillimisht kurse kabina në të cilën ai ishte ulur përfundoi mbi të.
Vinçi ra në rrugë dhe është fat i vërtetë që askush nuk u lëndua. Në kabinën e vinçit ndodhej një punëtor 36-vjeçar i cili ka pësuar lëndime të rënda.