Ju ka pickuar mushkonja? Kjo është mënyra se si po atë çast të zhduken ënjtja dhe skuqja
Për të zvogëluar ënjtjen dhe inflamacionin të cilat shfaqen në lëkurë pas pickimit, ju këshillojmë që të përdorni këto mjete natyrale
Në vazhdim po ju tregojnë pesë mjete natyrale, transmeton Telegrafi.
Akulli
Një ndër pasojat më të dhembshme pas pickimit të mushkonjës është inflamacioni i cili shfaqet në vendin e pickimit. Mu si edhe te reaksionet alergjike, akulli mund të zvogëlojë skuqjen dhe ënjtjen e lëkurës.
Kurrë mos e vendosni direkt akullin në lëkurë, sepse mund ta dëmtoni. Në vend të saj, mbështilleni në një copë të hollë pëlhure dhe shtypeni fuqishëm në vendin ku ju ka pickuar.
Mjalti
Më së miri është që të mos e merrni jashtë sepse do të tërheqë edhe më shumë insekte, mirëpo mjalti mund t’ju ndihmojë që të zbusni pickimin. Arseja është sepse mjalti ka cilësi antibakterale dhe antiinflamatore.
Vetëm pak mjaltë vendoseni në lëkurë dhe do të shihni se si ai qetëson.
Soda e bikarbonatit
Tashmë janë të njohura mënyrat e pabesueshme të aplikimit të sodës së bikarbonatit, ndërkaq këtë herë mund ta përdorni për tretman të lëkurës.
Thjesht, përzieni një lugë sodë bikarbonati me pak ujë, që të përftoni pastë, pastaj qiteni në shtresë të hollë në lëkurë.
Qepa
Edhe një përbërës i cili gjendet gjithsesi në çdo kuzhinë gjithashtu mund t’ju ndihmojë kundër pickimit të mushkonjave. Qepa ka veprim antimikote dhe pengon rrezikun e shfaqjes së infeksionit.
Shtrydhni vetëm pak lëng nga qepa dhe me të lyeni vendin e pickimit apo pritni një copë dhe vendoseni direkt në lëkurë ku duhet të qëndrojë disa minuta.
Pasta e dhëmbëve
Jo vetëm që do të mbajë dhëmbët tuaj të pastër dhe të bardhë, por pasta e dhëmbëve mund të luftojë inflamacionet të cilat shfaqen pas pickimit të këtij insekti.
Dy përbërës të cilët gjenden në pastë, menta dhe soda e bikarbonatit, mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe dhembjen. Thjesht qiteni një shtresë të hollë në lëkurë dhe lëreni që të thahet, dhe në fund shpëlajeni me ujë të ftohtë