Ministri i Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë, përmes llogarisë aktive brenda apo jashtë Kosovës. Sipas tij, në këtë mënyrë do të forcohej ushtria e Kosovës.
Mehaj ka shkruar se ushtria e vendit po konsolidohet në vazhdimësi përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake.
Ai gjithashtu ka publikuar mënyrën alternative përmes së cilës qytetarët mund të kontribuojnë.
Postimi i plote:
Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit.
Për kontribute brenda vendit mund të pëdorni llogarinë e hapur në BQK (foto 1), ndërsa jashtë vendit llogarinë ndërkombëtare (foto 2).
Për mënyra alternative se si të kontribuoni, tashmë është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë në eKosova që ofron informata e detaje shtesë:
ekosova.rks-gov.net/Service/41
FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS, KRENARIA JONË!