Kurti: S’kemi varësi nga Lista Serbe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për audio-inicizmet e publikuar anë media e në të cilat dëgjohet komunikimi që shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simic, e ku konfirmohet edhe biseda që Kusari-Lila ka pasur me Milan Radojicic.
Kurti ka thënë se Kusari-Lilës i është lëshuar në interfon Radojicici, gjatë takimit që ajo ka pasur në Kuvendin e Kosovës me Slavko Simicin.
Ai tutje thotë se Qeveria s’ka varësi nga Lista Serbe.
“Shefja e GP tonë dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka interpretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë që po dëgjojnë. Është një incizim i gjymtuar, redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që organet e drejtësisë të merren me të. Shefja e grupit tonë parlamentar jo vetëm që bisedon me shefat e grupeve tjera parlamentare, por ajo ka për të detyrë që të përpiqet të sigurojë sa më shumë vota.
Qeveria e Kosovës ka zero varësi nga Lista Serbe. Dhe kjo e ka bërë pushtetin tonë demokratik edhe liberal si asnjë tjetër në Kosovën e pavarur.
Unë as që kam komunikuar as që e kam takuar personin në fjalë.
Por ju lus të gjithëve të keni kujdes nga lufta hibride që bëhet nga Serbia kundër shtetit të pavarur dhe pushtetit demokratik në Kosovë. Gjatë takimit që ajo ka pasur me shefin e LS kur ishte në Kuvend, kur e kishin Rakiqin ministër. Aty asaj i është lëshuar interfoni i telefonit të Slavko Simicit, gjë që s’mund të thuhet se është takim”, ka thënë Kurti.