Studentja shqiptare në Britani godet Braverman: Ne nuk jemi të gjithë kriminelë
Një shqiptare Marinela Bouzo, 27 vjeçe që studion për t’u bërë avokate në Manchester ka reaguar pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, tha se “kriminelët shqiptarë” ndihmuan emigrantët që të kalojnë kanalin anglez. “Nuk jemi të gjithë kriminelë”, ka qenë përgjigjia e saj.
Vitin e kaluar 12 mijë emigrantë shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla, më shumë se nga çdo vend tjetër shkruan Manchester Evening News. Qindra prej tyre vitet e fundit janë kthyer mbrapsht pas një marrëveshje me Shqipërinë. Por Marinela, e cila shkoni në Mbretërinë e Bashkuar në të 20-tat thotë se shumica e shqiptarëve janë punëtorë dhe kontribuojnë pozitivisht në shoqëri.
“Edhe nëse thuhet nga Suella Braverman apo nga dikush tjetër, është e rëndësishme që të mos përgjithësohet një grup i tërë njerëzish nga veprimet e disa individëve. Pavarësisht se eksperienca ime në Angli ka qenë pozitive kam pasur komente aty-këtu dhe disa njerëz më paragjykojnë kur them se familja ime është shqiptare”, tha ajo për median britanike.
“Ka familje që luftojnë për një jetë më të mirë, duke kërkuar punësim dhe mundësi në Mbretërinë e Bashkuar pasi vendi i tyre ka mungesa”, shtoi ajo.