POLITIKATË FUNDIT

Shqiptarët janë të ndarë copë copë, me pas qenë të bashkuar kish krisë naj Iuftë e tmerrshme ndërmjet tyre

Nga Viktor Buzhala

Shqiptarët janë nda vetë e janë bë copa copa. Se kanë duru asnjëherë njani tjetrin. Shikoni marrëdhaninet e Edi Ramës e Albin Kurtit dhe nuk do ta keni të veshtirë të bindeni.

Nëse nuk ju bind kjo, analizoni marrëdhëniet e Sali Berishës e Ibrahim Rugovës.

E nëse as kjo, imagjinoni çka i kishin bë njani tjetrin me i pas ra n’dorë në pikun e komunizmit njani tjetrit Enver Hoxha e Fadil Hoxha.

Më gjatë s’po shkojmë, pasi liderët e mëtutjeshëm as nuk ishin të konsoliduar si liderë nacional. Ishin bajraktarë të çiflixheve të tyre dhe nuk e duronin njani tjetrin aspak.

Të vetmit që ishin munduar ti bashkojnë, ishin Ismail Qemajli e Isë Boletini. Ky bashkim ishte i natyrshëm dhe zgjati, pasi Isa shihej si ushtarak, ndërsa Ismail Beu si intelektual. Por, as ata nuk e kishin krejt popullin mbas vetes. Plot e kishin mendjen nga Perandoria Osmane, plot të tjerë si duronin ata, plot ishin me malazezë, grekë e me gjithkënd e me askënd. Thjeshtë, as atëherë nuk ishin unikë.

Imagjinoni sikur të kish ndodhë bashkimi kombëtar. Jam i bindur që shumë shpejt kish kërsitë naj luftë civile.

Të pa bashkuar, pa qenë me naj garë politike, njëherë kryeministri i Shqipërisë e anulon mbledhjen e përbashkët e masanej Kurti nuk e pret në takim kur ai vije në vizitë. A mund ta imagjinoni të vije në vizitë zyrtare një kryeministër i një shteti mik e kryeministri ynë të mos e pret në takim!!!

Ndarja është më e thellë. Edi Ramën pakontestueshëm e zgjedhnin shumica e shqiptarëve të Shqipërisë tash e tri mandate. Kosovarët kujtojnë që ky i mbron vetëm interesat e Serbisë. E imagjinojeni sikur të ishim të bashkuar e kosovarët ta kishin Ramën kryeministër e ta kishin këtë perceptim. Lufta brina s’ka.

Ne, të ndarë jena në këtë derexhe sepse s’kemi deshtë asnjëherë të jemi të bashkuar. Ndarjen formale na e kryen në Kongresin e Londrës. Imagjinojeni me e pas kry ne shqiptarët vet atë ndarje. Nuk ishim në 5 shtete po rrafsh në 500.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *