Pozhari ‘godet’ opozitën: Me i pasë dy fije mend e me dashtë pak vendin, bëhen bashkë për interesin e shtetit
Analisti Xhevdet Pozhari ka kritikuar qasjen e opozitës karshi Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se, ndërmjetësuesit i bëjnë presion kryeministrit që të lëshojë pe, ndërsa opozita revoltohet pse Kurti nuk i dëgjon ndërkombëtarët për të bërë kompromise!
“Skenarin e kanë të gatshëm: Nëse Kurti nuk ju bindet në të gjitha kërkesat, do të thonë: po na prish me aleatët. Nëse iu bindet, të thonë – edhe ky është si ne!
Ani kur po flasin për shpëtimin e Kosovës! Për cilin shpëtim? Me e nxjerr vendin nga balta e dialogut që e kanë lënë vet ata që qeverisën apo për ta sharru edhe më thellë?”, ka shkruar Pozhari.
Tutje, ai ka shkruar se me i pasë dy fije mend dhe pak me e dashtë këtë vend, bëhen bashkë për interesin e shtetit.
“Por, sigurisht, për opozitën më lehtë është të akomodohen disi në pushtet dhe ta vazhdojnë gjuhën e vetme që njohin – kompromise dhe biznese!”, ka përfunduar a.
Shkrimi i tij:
Ndërmjetësuesit i bëjnë presion kryeministrit që të lëshojë pe. Ndërsa, opozita revoltohet pse Kurti nuk i dëgjon ndërkombëtarët për të bërë kompromise!
Skenarin e kanë të gatshëm: Nëse Kurti nuk ju bindet në të gjitha kërkesat, do të thonë: po na prish me aleatët. Nëse iu bindet, të thonë – edhe ky është si ne!
Ani kur po flasin për shpëtimin e Kosovës! Për cilin shpëtim? Me e nxjerr vendin nga balta e dialogut që e kanë lënë vet ata që qeverisën apo për ta sharru edhe më thellë?
Me i pas dy fije mend dhe pak me e dasht këtë vend, bëhen bashkë për interesin e shtetit. Por, sigurisht, për opozitën më lehtë është të akomodohen disi në pushtet dhe ta vazhdojnë gjuhën e vetme që njohin – kompromise dhe biznese!