POLITIKATË FUNDIT

Alizoti-Kurti: Shqipëria në këto momente duhet të jetë me kryeministrin Kurti dhe me Kosovën

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti sot është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, transmeton Realiteti.

Ky është njoftimi integral i takimit:

Një takim shumë i përzemërt dhe i rëndësishëm me Kryeministrin e Kosovës. Ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës, lufta e pandërprerë e Serbise për të mbajtur në krizë të vazhdueshme Kosovën dhe përpjektjet e qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve patriotë për të mos u nënshtruar ishin në qender të bisedës.

Kurti po shfaq forcë, dinjitet. Shqipëria duhet të jetë me Kosovën. Partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pazëvendësueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *