Braho për opozitën: Duket se ndjen kënaqësi kur e sheh në pozitë të keqe Kryeministrin
Alisa Braho, gazetare, ka thënë për opozitën në Pressing të T7 se duket sikur “opozitarët po ndjejnë kënaqësi duke e parë kryeministrin Kurti në situatë aspak të kendshme”.
Sipas saj, kjo është gjë destruktive, pasi sipas saj në këtë çështje do të duhej të kishte pajtim në mes pozitës dhe opozitës.
Braho ka shtuar se dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, kur ishin në pushtet e firmosën Asoacionin, duke kritikuar qasjen e tyre ndaj Kurtit për Asociacionin.
“Atë kontribut unë gati ndihem pak konfuze, sepse kam dëgjuar nga dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, shprehen që kryeministri po e pranon Asociacionin dhe këto dy parti e kanë firmosur Asociacionin. Me logjikë i bie që janë dakord, por nuk janë”, ka thënë Braho.
“Unë shoh një vetëkënaqësi që është destructive, auto-desktrutive që jemi duke e parë kryeministrin në një situatë aspak të këndshme”, ka deklaruar ajo.