Shkëlzen Gashi për ndërkombëtarët: Duan ta poshtërojnë Kosovën, shpresoj që Qeveria nuk lëshon pe
Shkëlzen Gashi, aktivist, ka deklaruar në Pressing të T7, të hënën se kërkesa që kryetarët shqiptarë në komunat veriore të Kosovës është “për ta poshtëruar” Kosovën.
Gashi këtë e argumenton se Qeveria është duke i mbrojtur interesat e Kosovës në këtë rrafsh – dhe i dha mbëshetje në këtë çështje.
Lexo Edhe:
Професионална фотеља за масажа – 72% попуст! Само 29 000 ден
Nxehtësia e tepërt dëmton kujtesën dhe aftësinë e arsyetimit – Gazeta Expr…
Më tej, Gashi tha se interesi perëndimor është që Serbinë ta ketë brenda kontrollit, madje shton se ky qëllim ishte edhe gjatë ndërhyejes që vitit 1999.
”Ata kanë qëllim me fut Serbinë nën kontrollin e BE-së dhe SHBA-ve, atë qëllim e kanë pasur edhe në vitet 98/98, edhe ajo është një prej arsyejeve pse ata kanë ndërhy, prej arsyejeve kryesore, ndonëse ne abstraktojmë dhe merremi vetëm me arsyeje humanitare të ndërhyrjes në vitin 1999 Ata i kanë interesat e veta dhe ushtrojnë presion, por ne nuk duhet t’i nënshtrohemi atij presioni. Interesi i Kosovës nuk është me tërheqë policinë e as kryetarët me i detyru me kry funksionin e tyre në objekte alternative dhe kjo është poshtërim i Kosovës. Këtu jam plotësisht dakord me Qeverinë dhe kryeministrin që nuk po lëshon pe”, ka thënë Gashi.
Gashi, shtoi se politika është interes dhe duhet të shihet në këtë perspektivë, duke thënë se “Kosova duhet t’i mbrojë interesat e veta”.