TË FUNDIT

Skandali Safet Gjici – Flet vajza e videos: Jam e pambrojtur, ndihem e braktisur nga shteti

Vajza, e cila u shfaq në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka folur për CNA.

Ajo tha se tashmë situata për të ishte mjaft e rëndë dhe ndihej e traumatizuar edhe për faktin se shteti e kishte braktisur dhe ajo ishte lënë pa mbrojtje.

Sipas Almës, ajo kishte shkuar në zyrë për të kërkuar ndihmë, por siç ndodh rëndom në institucionet shqiptare, shumica e zyrtarëve nuk të ndihmojnë dhe nuk të bëjnë punë pa të çuar më parë në shtrat. Sipas Almës, publikimi i videos i ka sjellë shumë pasoja.

Ajo ndihet e traumatizuar dhe ngre një apel për shtetin, i cili në fakt e kishte braktisur dhe e kishte lënë pa mbrojtje dhe ishte e rrezikuar.

Nga ana tjetër, Alma tha për CNA.al se shqetësim të madh kishte djalin e saj 12 vjeç, i cili bullizohej nga njerëzit e tjerë dhe ai është një fëmijë që nuk di asgjë dhe nuk kupton, thjesht dhe vetëm vuan pasojat e atij video-skandali.

“Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti. Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore. Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar.”CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *