Kurti ka 5 kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri: Zgjedhje të reja, po
Kryeministri Albin Kurti, thotë se ambasadorëve të QUINT-it, ua dha pesë kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri.
“I njoftova për propozimin e Qeverisë së Kosoovës për de eskalimin e situatës në veri të vendit. Dje në orën 12 kam pasë një telegfonatë me zv.presidentin e Komisionit Evropian zotin Borrell, për situatën në veri pas zgjedhjeve komunale. Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesin e BE për Ballkanin, Lajcak. Me zotin Borrell dhe me vendet mike të QUINT sot, kam shprehur angazhimin për depërshkallëzimin e situatës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sundimi i ligjit në katër komunat në veri të Kosovës, eskalimi më 29 maj Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës. Prania e forcave të Policisë në tri objektet komunale do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX, do të kryejnë vlerësimë të përbashkëta të ambientit të sigurisë. Qeveria do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të reja në veri. Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun në Bruksel. Sic e theksova, dhe sic e dëshmon kronologjia e zhvillimeve që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, vendimet tona nuk janë burim i eskalimit në veri të Kosovës”, tha Kurti.