POLITIKATË FUNDIT

Kritikat se nuk i dëgjoi këshillat e miqve, Kurti: Unë i dëgjoj këshillat vendore e ndërkombëtare, por përgjegjësinë për vendime e kemi ne

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka folur edhe lidhur me kritikat se nuk po i dëgjon këshillat e miqve ndërkombëtare. Kurti duke folur për këtë tha se beson në vlerat demokratike të perëndimit, SHBA-së e BE-së.

“…Këtë e kam bërë të qartë shumë herë, unë jam parimor, besoj në vlerat demokratike të perëndimit, SHBA-së dhe BE-së.

Unë i dëgjoj këshilltar edhe vendore e ndërkombëtare, por vendimet na duhet t’i merr Qeveria e Kosovës bazuar në kushtetutën tonë, ligjin tonë e në vlerësimin që i japin organet të sigurisë.

Pra, ne i dëgjojmë këshillat, por vendimet na duhet që t’i marrim vet sepse e kemi përgjegjësinë për një gjë të tillë”, tha kreu i ekzekutivit, raporton Telegrafi. Duke folur për situatën në veri të vendit dhe tensionimin në javët e fundit atje, ai tha se më së shumti dhunë ka pasur në Zveçan, aty ku nuk ndodhej kryetari i komunës në zyrë.

“Pra, nuk bëhet fjala për kryetarët, është diçka tjetër në pyetje…”, tha ai, duke shtuar se në parullat e atyre ekstremistëve të grupeve kriminale thoshin “vrite, vrite”.

“Kur nuk ka urdhra nga Beogradi për dhunë, ka paqe në Kosovë”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *