POLITIKATË FUNDIT

Presidenca: S’kishte bojkot, të gjitha shtetet e QUINT-it kishin përfaqësuesit e tyre në pritjen shtetërore

Krerët shtetëror, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe kryeministri Albin Kurti, sot kishin organizuar një pritje shtetërore me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në këtë pritje kanë munguar ambasadorët e vendeve të QUINT-it, pra ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ai i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, Joern Rohde ambasador i Gjermanisë, Olivier Guerot, ambasador i Francës si dhe ai i Italisë, Antonello De Riu.

Mirëpo nga Presidenca kanë thënë për Zeri.info, se nuk ka pasur asnjë bojkot nga shtetet e QUINT-it në pritjen shtetërore.

Bekim Kupina, këshilltar për Media në Presidencë, ka thënë për “Zërin” se shtetet e QUINT-it, pra SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca nuk e kanë bojkotuar pritjen shtetërore, pasi në këtë ceremoni vendet e QUINT-it kanë pasur përfaqësuesit e tyre.

“Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë. Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka thënë Kupina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *