POLITIKATË FUNDIT

Gashi: Liderët e opozitës shqetësohen që ndërkombëtarët janë shqetësuar që Serbia është e shqetësuar

Analisti, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar me një shkrim në rrjete sociale pas vizitës së emisarëve Escobar e Lajçak në Kosovë.

Gashi ka thënë se nuk e kupton si liderët e partive opozitare në Kosovë janë të shqetësuar.

Sipas tij, “opozita është e shqetësuar, që ndërmjetësit ndërkombëtar janë shqetësuar që Serbia është shqetësuar”.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

sërbia po kërkon që: (1) të tërhiqet policia speciale nga veriu i kosovës; (2) kryetarët e komunave në veri të mos hyjnë në ndërtesat e komunave; dhe (3) të formohet asociacioni i komunave me shumicë sërbe. këto këkesa të sërbisë po i sjellin në kosovë ndërmjetësit ndërkombëtarë. kryeministri i kosovës po i refuzon këto kërkesa sepse janë kundër interesit të kosovës. sërbia po shqetësohet. edhe ndërmjetësit ndërkombëtarë. e kuptueshme sepse ata i mbrojnë interesat e tyre. por, e pakuptueshme që liderët e partive politike opozitare të kosovës shqetësohen që ndërmjetësit ndërkombëtarë janë shqetësuar që sërbia është e shqetësuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *