BOTATË FUNDIT

Zgjedhjet në Turqi: Opozita e bashkuar kundër Erdoganit

Presidenti më i pushtetshëm i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, është në luftën e jetës së tij kundër një opozite që është bashkuar kundër tij për zgjedhjet e së dielës.

Rivali i tij më i madh i tij Kemal Kilicdaroglu, u shfaq para një grupi mbështetësish gjatë së enjtes, i rrethuar nga spektri politik dhe aleatët të cilët janë bashkuar si kurrë më parë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Me të rënë shiu në Ankara, ai u zotua për “paqe dhe demokraci”.

Ai kërkon vota për ta larguar nga pushteti pas 20 vjetësh Erdoganin, i cili ka thënë se e ka mbajtur në këmbë Turqinë para shumë sfidave, përfshirë ekonominë dhe inflacionin dhe tërmetet katastrofike më të cilat është përballur.

Turqia voton të dielën për presidentin e ri derisa Erdogan dhe Kilicdaroglu janë afër njëri-tjetrit sipas sondazheve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *