INTERESANTETË FUNDIT

Lulëzon prostitucioni: Gruaja 36-vjeçare kapet me tre burra në Mitrovicë, kryenin s*ks në këmbim të parave

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku përveç moshave të reja, shpesh ka raste ku të përfshirë janë edhe personat më në moshë. Plot raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në motele të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë Policia rajonale në Mitrovicë ka arrestuar një grua 36-vjeçare dhe katër burra, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion në një motel në këtë qytet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, është zbuluar se të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesës.

Pas arrestimit, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Të njëjtat burime thonë se pas përfundimit të procedurave policorë, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *