TË FUNDIT

“Të vërtetën e dinë vetëm ata të dy”, flet kunata e Taulant Malajt: Nuk donte të vriste djalin 6-vjeçar

“Të vërtetën e dinë vetëm ata të dy (Taulant dhe Tefta Malaj)”, kështu kja deklaruar nusja e vëllait të Taulant Malajt, në një bisedë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News2.

Kunata e autorit tha se Taulanti nuk donte të vriste djalin e tij të vogël.

“Ajo zonja që u vra ka nënë dhe familje. Pse i hapni këto budallallëqet. Mos kruani në kurriz të të tjerëve. Djali nuk ka dashur që të fshihet dhe nuk është fshehur. Babai nuk ka dashur që të theri djalin. Të voglin e kam unë. Atë e di vetëm ai dhe ajo, të falënderoj shumë. Kaq.”, tha ajo.

Ajo tha se burrë e grua nuk ishin në dijeni të asnjë problemi mes çiftit.

“Prej 8 vitesh jetojmë në këtë zonë të Italisë. Këtu Tefta më ka sjellë. Ishin një familje e rregullt, dy fëmijë të mrekullueshëm. Nuk e dinim se do vriste familjen e vetë. Ai punonte natën në furra, dhe ditën në furrë. Punonte dy ditë. E takuam ditën e ngjarjes. më solli bukën. I thash; Eja brenda të pish kafe. Nuk pranoi, më tha se; kam punë.”, tha ai.

Taulant Malaj goditi për vdekje me thikë të bijën 16-vjeçare, Xhesika, dhe fqinjin e tyre italian, 51-vjeçarin Massimo De Santis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *