BOTATË FUNDIT

Shefi i Wagner tërhiqet nga Bakhmuti, kërkon që pozicionet t’i kalojnë liderit çeçen

Shefi i grupit paraushtarak rus, Wagner, i ka kërkuar të shtunën Moskës, që t’ia dorëzojë pozicionet e tij në Bahmut, liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.

“Ju kërkoj që të lëshoni një urdhër luftarak para orës 00:00, më 10 maj, lidhur me transferim të pozicioneve të njësiteve paraushtarake të Ëagnerit në Bahmut dhe periferi, te njësitet e batalionit Akhmat”, ka thënë Yevgeny Prigozhin, në një letër drejtuar ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Batalioni Akhmat u referohet njësiteve luftarake çeçene nën komandën e Kadyrovit, i cili e ka udhëhequr Çeçeninë – republikën ruse me shumicë myslimane – që një dekadë e gjysmë, shkruan REL.

Prigozhin ka thënë se luftëtarët do të detyrohen të largohen për shkak të mungesës së madhe të municionit.

Ai e ka akuzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes se ka dorëzuar vetëm 32 për qind të municionit të kërkuar, prej tetorit të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *