OPINIONTË FUNDIT

MaIIkimi i mbiemrave turko-arab

Nga Gani Mehmetaj

Vetëm në Prishtinë mesatarisht 1200 shqiptarë në vit, kryesisht të rinj e ndryshojnë emrin, por më së shpeshti e ndryshojnë mbiemrin- mbetje turke apo arabe.

“Nuk shpreh etnopsikologjinë tonë shqiptare, nuk shpreh as mendësinë e kontinentit që i takojmë”, e thonë në deklarimet publike. “Kur ballafaqohemi me të huajt jashtë kufijve të shtetit, mendojnë se jemi turk ose arab, ndërsa kjo gjë na fyen, sepse ne mburremi që jemi shqiptarë, s’kemi asgjë të përbashkët me turqit e arabët, pos mbiemrave aksidental”.

Janë mijëra shqiptarë që janë shkëputur nga vargonjtë e mbiemrave turko-arab që i kanë ndjekur si mallkim ndër breza. Janë mijëra të tjerë që ende vuajnë nga “trashëgimia” historike dhe nuk bëjnë ballë ta heqin këtë njollë të pushtuesit.

S’ka shqiptar i Kosovës apo Maqedonisë që nuk është ballafaquar me situata të pakëndshme në aeroporte ndërkombëtare, kur policia gjermane, franceze, italiane a britanike me ta lexuar në pasaporte mbiemrin Mehmeti, Sulejmani, Bajrami, Abdylmenafi, Andylatifi etj. të mos e kenë kontrolluar me këmbëngulje në listën që e kanë nën tryezë.

Sa herë kam kaluar nga aeroporti i Vjenës, Romës, Duseldorfit, Parisit, Berlinit, Cyrihut, Gjenevës, Nicës, Sidnejit me kanë parë me dyshim të pa fshehur me ta lexuar mbiemrin tim. Dhe kjo i ka ndodh secili prej nesh që kanë “trashëguar”, mbiemra të pakëndshëm.
Kur një shqiptar para disa ditësh e tha publikisht se e ka ndryshuar mbiemrin turk me mbiemër shqiptar, një kategori e “myslimanëve mercenarë” gati u tërbuan, shkumonin si të çartur. E fyenin Agronin me një fjalor rrugaçesh. Vetëm sa nuk e linçuan si në Afganistan e në Pakistan. Ishte fatbardhësi që s’kishin asgjë në dorë, pos gjuhës së tyre primitive të urrejtjes, ishte edhe më fatbardhësi që ishin pak, por tepër agresiv, këmbëngulës e të shkombëtarizuar.

Ju lumtë atyre që kanë durim e kurajo të heqin njollat e pushtuesit dhe mbiemrat e turpit…

Mikun tim të ushtrisë, Agron Manin, e përgëzoj në mënyrë të veçantë. (Shkrimi është marrë nga prifili i z. Mehmetaj në FB link https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0q8mpSMyT8M9NKuvmwsUGW23TVhUkyELQvv146qi1BTy1YDthjNx3mY3A8UANWCRol&id=523989650&mibextid=Nif5oz)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *