POLITIKATË FUNDIT

Kurti mblidhet me delegacionin kosovar: Po përgatitemi për negociata, ato janë komplekse por edhe të lehta

Nesër në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen me Përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin Special të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri Kurti në një postim në Twitter ka thënë se ditën e sotme e ka kaluar duke u përgatitur për takimin e nesërm.

Kreu i Qeverisë thotë se përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë, por që sipas tij, dëshirat e Kosovës janë të qarta, të ndershme dhe fisnike.

“Mbërrita në Bruksel dhe kalova ditën duke u përgatitur për takimin e nesërm. Përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë: komplekse sepse ka shumë informacione dhe detaje të përfshira, ndër të tjera, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të ndershme dhe fisnike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Gjatë së hënës, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet të cilin i ka theksuar rëndësinë që marrëveshja bazë dhe aneksii saj të zbatohet.

Në anën tjetër, për këtë bisedë ka folur edhe Këshilltari i DASh, Derek Chollet i cili ka thënë se temë diskutimi ka qenë edhe themelimi i menjëhershëm i Asociacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *