Tërmeti e sposton për 12 metra minierën e kromit në Turqi
Rreth tre muaj pas katastrofës që goditi Turqinë, në një prej zonave më të prekura dhe të dëmtuara nga tërmeti, në Adiyaman, është vënë re një detaj tronditës, teksa është konstatuar se një minierë kromi në qytet humbi plot 12 metra lartësi nga lëkundjet.
E vendosur në kufijtë e fshatit Çanakçı të rrethit Tut të Adiyamanit, gurorja e minierës së kromit, me qendër Kahramanmaraş, ra nga 1191 në 1179 lartësi. Si pasojë e lëkundjeve, në 3 nga 4 galeritë në minierën e kromit në Çanakçi kanë ndodhur shembje masive.
Fatih Özdemir, Menaxher i Operacioneve të minierës, tha për Anadolu Agency (AA) se megjithëse në minierë ndodhën shembje për shkak të tërmeteve, 70 minatorë punuan për 2 javë për të hequr njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Adiyaman.
Sipas Özdemir, si pasojë e shembjeve të ndodhura brenda në galeri, pati inerte të shumta, që shkaktuan përmbytje dhe baltë, që e bënte praktikisht të pamundur punën brenda galerive, megjithatë gjithçka u pastrua dhe puna vijon normalisht.