POLITIKATË FUNDIT

Vendosen flamuj të rinj kombëtarë dhe të Kosovës nëpër rrugë dhe në stacionet e Policisë në veri

Vendosen flamuj të rinj kombëtarë dhe të Kosovës nëpër rrugë dhe në stacionet e Policisë në veri

Flamujt kombëtarë dhe ata të Kosovës, të cilët prej vitesh valojnë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, janë zëvendësuar me të rinj, raporton KoSSev.

Flamujt e rinj u vendosën vetëm pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ku Erden Atiq, kandidati i Vetëvendosjes, u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut, përcjell Gazeta Express.

Vetëm njëqind metra në veri fillon rreshti i flamujve të Serbisë, të cilët përveç në zonat e banuara në veri të Kosovës, shfaqen edhe përgjatë rrugëve kryesore në atë pjesë.

Çështja e flamujve në veri të Kosovës u ngrit edhe njëherë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat për shkak të bojkotit të serbëve fituan përfaqësuesit e partive shqiptare PDK dhe Vetëvendosje.

Vetëm një ditë më vonë, kryetarët e sapozgjedhur të komunave të Leposaviqit dhe Zubin Potokut njoftuan se do t’i heqin flamujt serb nga institucionet dhe do t’i zëvendësojnë me flamujt e Kosovës, kur edhe zyrtarisht t’i marrin mandatet e tyre.

Flamujt e Kosovës janë vendosur menjëherë pas zgjedhjeve lokale edhe në stacione të caktuara të Policisë së Kosovës.

Siç raporton mediumi serb në Kosovë, flamuri i Kosovës valon edhe te stacioni i Policisë në veris. U raportua se flamuri i Kosovës është vendosur dje edhe në Leposaviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *