SPORTITË FUNDIT

Gazetari shqiptar, Qafoku: Futbollistët serbë janë talente, shqiptarët nuk janë në nivelet e tyre

Një skandal është shënuar në ndeshjen e dy ditëve më parë në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit ku është shpalosur një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.
Një skandal i tillë nuk është hera e parë që ka ndodhur, pasi ai flamur ka qenë prezent edhe në Botëror e ndeshje të tjera në sporte të ndryshme.

Gazetari shqiptar, Roland Qafoku tha në emisionin ‘GoodMorning Albanians’ se sporti dhe arti ,por veçanërisht sporti në Ballkan është industria më e madhe e të ardhurave.

Sipas tij, Serbia ka talentet më të mëdhenj të futbollit në kontinent dhe shumë më tepër kapacitet se Shqipëria dhe Kosova.

“Sot gati nuk ka klub elitar në Evropë në Superligat e Evropës që mos të ketë më shumë se 2 futbollistë serbë. Madje edhe në kombëtare të tjera ka futbollistë me origjinë serbe. Ne kemi futbollistë të talentuar, por nuk mund të themi se i kemi më të mirë se Serbia, të rrimë me këmbë në tokë. Vadil Vokrri luante me Partizanin e Beogradit në vitet ‘80, por ne sot nuk kemi nxjerrë talente si Serbia”, tha Qafoku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *