BOTATË FUNDIT

Biseda e përgjuar e ushtarit rus nga Shërbimi Sekret ukrainas: Ua kemi prerë fytin robërve të luftës

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) pretendon se ka përgjuar një telefonatë, në të cilën dëgjohet një ushtar rus duke pranuar vrasjen e të burgosurve të luftës.

SBU publikoi përmbajtjen e bisedës në Telegram, në të cilën ushtari thotë se u preu fytin robërve të luftës pasi kishte nxjerrë informacionin që i nevojitej, transmeton Realiteti.

“Ata duhet të theren pak me thikë. Por kjo nuk është hera e parë për mua. Nuk ka kuptim të mbajmë robër lufte. Kur marrim të gjithë informacionin që na nevojitet, nuk ka kuptim t’i mbajmë më. Duhet t’i heqim qafe”, dyshohet se i ka thënë bashkëbiseduesit ushtari rus.

Tri batalionet sekrete të çeçenëve që po luftojnë për Kievin: Rusia do të shpërbëhet, pastaj ne do të lëvizim
Lexo po ashtu
Tri batalionet sekrete të çeçenëve që po luftojnë për Kievin: Rusia do të shpërbëhet, pastaj ne do të lëvizim
SBU thekson se thirrja është përgjuar në frontin lindor, dhe se krimet e përmendura të luftës janë kryer në rajonin e Kharkivit, shkruan Sky News.

Kjo nuk është hera e parë që SBU-ja ukrainase ka arritur të përgjojë bisedat telefonike të ushtarëve rusë, që pranonin në këto biseda se kanë vrarë ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *