“E urrej ta them” Bebe Rexha ka ‘dy fjalë’ për mentalitetin dhe burrat shqiptar
Bebe Rexha është treguar gjithnjë krenare për prejardhjen e saj, duke promovuar vlerat dhe traditat e shqiptarëve në botë.
Por, po ashtu është treguar edhe e drejtpërdrejtë duke folur për plagët apo ‘të metat’ e shoqërisë sonë. Sikurse ka bërë edhe në intervistën e saj të fundit me ‘Rolling Stone’.
Këngëtarja ka folur mbi albumin e ri, karrierën, jetën e saj, si edhe prejardhjen, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në SHBA. Revista shprehet:
“Ajo thotë se mentaliteti i saj “gjithmonë nxitues” vjen nga rritja në një familje emigrantësh. Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në SHBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve 80-të, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexha-s nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të një jete më të mirë.”
E pyetur për familjen e saj, Bebe ka rrëfyer:
After the courts overturned Roe v Wade, @BebeRexha wrote "I Am" inspired by what she says is misogyny in her Albanian culture.
"I love my culture, and I hate to say this, but sometimes I feel like women are treated as second-class citizens."
Interview: https://t.co/Eh6HAyf8CC pic.twitter.com/BbeECSQ2aL
— Rolling Stone (@RollingStone) April 26, 2023
“Ata janë më paranojakë, shumë të stresuar. Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh nga kjo. Askush nuk flet kurrë për traumën ndër breza”, tha Rexha.