POLITIKATË FUNDIT

Abdullahu: Këtë mendësi qeverisëse vetëm PDK mund ta ndalë

Derisa po diskutohej për zhillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës, më saktë për arrestimin e kryshefit të kësaj kompanie, Nagip Krasniqi, analistët e kritikuan PDK-në se nuk kanë qenë mjaftueshëm të guximshëm të ballafaqohen me Lëvizjen Vetëvendosjen.

Por, zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu, tha se këtë mendësi të qeverisjes mund ta ndalë vetëm Partia Demokratike e Kosovës.

Vuçiq flet për okupim në Veri: Duhet t’i vijë fundi, ne do të vendosim kur…
“Ne e bëjmë betejën për të dalë të parët si PDK. Këtë mendësi të qeverisjes vetëm Partia Demokratike e Kosovës mund ta ndalë. Veç ajo çka po bëjmë ne, veç ajo si po e bëjmë ne. E kemi mekanizimin, e kemi përvojën, e kemi edhe guximin. Ne po e bëjmë punën tonë si opozitë, asnjëherë nuk e bëjmë ashtu siç e ka bërë Vetëvendosje”, deklaroi Abdullahu në Tëvë1.

Madje sipas tij, PDK po akuzohet si e “butë”, vetëm për faktin se nuk gjuajnë me gurë e gaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *