Kritikoi Luizin, Kiara i jep fund shoqërisë me moderatoren e njohur shqiptare
Klea Huta ka qenë një nga personazhet publik që e ka mbështetur më së shumti Kiara Titon gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother. Klea ka postuar shpesh statuse ku uronte Kiarën dhe gjithashtu ka folur në intervista për të, si një mikeshë e saj.
Mirëpo pasi Kiara pa një titull lajmi në kohën kur Vëllai i Madh i dha avantazhin e famshëm, duket se shoqëria e tyre është krisur.
“Kritika për “dhëndrin”, Klea Huta flet si shoqja e Kiara Titos”, ishte titulli që pa Kiara dhe saktësisht në lajm shkruhej: “Klea u përgjigj pa hezitim se “Kiara nuk ka bërë asnjë gabim”, ndërkohë që ka disa kritika për “dhëndrin”. “Kalon në ofendime dhe për këdo që përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”-u shpreh Klea.
Mesa duket kritikat për Luizin nuk i kanë pëlqyer Kiarës. Pas daljes së kësaj të fundit nga Big Brother, ajo nuk u pa me Klean dhe as Klea nuk postoi më për të.Madje e ftuar sot në programin “Më prit në fundjavë”, e pyetur nga Ermal Peçi, Klea u shpreh se këtë vit nuk është as ‘luizator’ as ‘kiaratore’ por thjesht ‘kleatore’.