Basha: Siç ua kemi ndalë “tagjinë” hajnave në Kosovë, ua kemi ndalë edhe Radojçiqit e Veselenoviqit
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka komentuar zgjedhjet e mbajtura të dielën në katër komunat e veriut të Kosovës.
Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët sipas Bashës, është hakmarrje politike e krerëve të Listës Serbe.
“Sikurse hajnave në Kosovë që ua kemi nalë tagjinë, edhe atyne ua kemi ndalë njëjtë. Për këtë po bëhet zhurmë e madhe”, deklaroi Basha.
Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq sipas Bashës, sot ikë nëpër kodra në Serbi e nuk ulet me kryeministrin Kurti.
Deputeti Basha tha se fuqia politike dhe financiare e Listës Serbe në veri është duke u zhdukur.
“Strukturat ilegale sot janë në ikje. Radojciqi sot nuk ulet sot me Albin Kurtin por ikë kodrave sot nëpër Serbi te Vuçiqi, se s’ka vend në Kosovë, ku te nxajna e arrestojmë. Sikurse hajnave në Kosovë që ua kemi nalë tagjinë, edhe atyne ua kemi ndalë njëjtë. Për këtë po bëhet zhurmë e madhe.”, deklaroi Basha në Kanal10.