BOTA

Do të mbahet mend gjatë: Profesori nga Prizreni që mbylli 50 njësha

Në shkollat e Prizrenit ka profesor që i ka mbyllur 50 njësha në fund të vitit shkollor.

Ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë, Skënder Susuri katër vjetë më parë kishte deklaruar se ky vlerësim për nxënësit është i pafalshëm.

“Një profesor që i ka vendosur 50 nota të dobëta duhet ta pyes vetën se çka është duke punuar”, kishte thënë ai.

Sipas tij, Drejtoria e Arsimit ka pranuar 400 ankesa lidhur me vlerësimin e nxënësve. 300 prej tyre janë vetëm të SHMM “Luciano Motroni”.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, kishte marrë vendim atë kohë që t’ia mundësojë rivlerësimin nxënësve që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

“Shkolla për të gjithë nxënësit që kanë parashtruar ankesë – kundërshtim ndaj vlerësimit të mësimdhënësit duhet të zhvillojë procedurën e vlerësimit nga komisioni vlerësues i shkollës”, thuhej në vendimin e DKA-së në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *