TË FUNDIT

Dyshohet se një person ka rënë në kanalin e Ibrit

Një person dyshohet se ka rëndë në kanalin e Ibrit në fshatin Zupç, çka Policia dhe tre zhytës nga njësiti i zhytësve ‘Trepça’ kanë nisur kërkimet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se rreth orës 08:40 një person është ankuar në polici se vëllai i tij, i lindur në vitin 1960, ka dal dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ai po ashtu njoftoi policinë për dyshimet se vëllai mund të ketë rënë në kanalin e Ibrit.

“Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P. R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, në fshatin Zupq. Policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në ora 13:20 atje kanë shkuar edhe tre zhytës nga njësiti i zhytësve ‘Trepça’. Kërkimi është duke vazhduar”, ka deklaruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *