POLITIKATË FUNDIT

Haxhiu e Sveçla vizitojnë Leposaviqin në prag të zgjedhjeve në veri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar Leposaviqin.

Ata vizituan stacionin Policor në Kosovë dhe pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës, ku panë nga afër angazhimin e Policisë.

“Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme”, shkruan Haxhiu në Facecook.

Zgjedhjet në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen më 23 prill.

Këto zgjedhje po mbahen sepse më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e këtyre katër komunave nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje, bashkë me përfaqësues të tjerë serbë në institucionet e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *