POLITIKATË FUNDIT

SuImet e tmerrshme të deputetes gjermane ndaj Kosovës: UÇK është terroriste, po sulmohen serbët

Deputetja e majtë në Bundestagun gjerman, Zhaklin Nastiq, u përcoll nga dy anëtarë të armatosur të Institutit Gjerman për Luftën kundër Krimit, gjatë udhëtimit të saj në Kosovë gjatë muajit mars.

Ajo u shpreh se kjo ndodhi për shkak të ‘’fyerjeve më të tmerrshme, kërcënimeve me vdekje, fantazimeve për përdhunim’’, që ajo pretendon se mer nga ‘’nacionalistët shqiptarë’’.

Ajo ka vizituar fshatin Gotovushë, ku u pagosën dy të rinjë serb ditën e Krishtlindjes dhe e kritikoi faktin se sulmuesi ishte vetëm në arrest shtëpiak, e nuk akuzohet për tentativë vrasje. Ajo në të njëjtën kohë, ashtu si një pjesë e partisë së saj, e kundërshton pavarësinë e Kosovës.

“Kjo tregon shumë për sundimin e supozuar të ligjit në Kosovë’’- tha Nastiq, për Junge Welt, raporton amp.dw.

Gjatë vizitës në Kosovë, ajo foli me përfaqësuesit e Listës Serbe, dhe me qytetarë serbë të Kosovës.

Sipas saj, ata thanë se jetojnë me frikë dhe kërcënime të vazhdueshme, dhe se mesatarisht ndodhin tre sulme në ditë ndaj tyre.

“Pakicat kanë frikë se u është dhënë liria. Të gjithë shohin se është e mundur që thjesht të përpiqesh të vrasësh njerëz dhe të ikësh me të. Askush nuk dënohet vazhdimisht për këtë ose nuk duhet të shkojë në burg. Është vërtet e frikshme’’- u shpreh Nastiq.

Ndër të tjera ajo pretendoi se serbët që ishin të paktën 18 vjeç në vitin 1999, jetojnë me frikën se mund të akuzohen per krime lufte pa prova.

“Ka frikë të mëdha sepse situata tani është shpërthyese, siç nuk ka qenë prej vitesh”- tha Nastiq.

Ajo thotë se ka biseduar me një person të rëndësishëm, që dëshiron të jetë anonim, dhe ai/ajo i ka thënë se është ende e mundur të bisedohet me ish-presidentin Thaçi.

Ai/ajo gjithashtu ka shtuar se qëkur Kurti ka hyrë në pushtet, dialogjet nuk bëhen më mes Serbisë e Kosovës, gjithçka po bëhet përmes BE-së.

“Që kur është Kurti në pushtet, nuk ka më dialog mes Serbisë dhe Kosovës, gjithçka bëhet vetëm përmes BE-së. Nuk ka më përpjekje për të gjetur zgjidhje së bashku”- shtoi bashkëbiseduesi anonim i Nastiq.

Deputetja gjermane shton se sipas saj, një kohë serbët e veriut bënin pazar me shqiptarët nga pjesa jugore, por tani nuk e bëjnë më sepse kanë frikë për ndonjë sulm të mundshëm.

“Këtë e ndjejnë drejtpërdrejtë njerëzit, jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët, për të cilët gjendja gjithashtu nuk është e mirë. Le të themi në Mitrovicë, ku edhe serbët nga pjesa veriore e qytetit bënin pazar me fqinjët e tyre shqiptarë nga pjesa jugore. Tani frika nga sulmi është aq e madhe sa nuk e bëjnë më. Tregtarët e ndjejnë”- tha Nastiq.

Sipas Nastiq, Berlini nuk arrin t’i bëjë presion Prishtinës për të qetësuar situatën, dhe qëndron i njëanshëm, ku faji i atribuohet Serbisë.

“Përputhet me faktin se konflikti është nënvlerësuar këtu dhe faji i atribuohet në mënyrë të njëanshme Serbisë. Presion ushtrohet vetëm mbi Beogradin, por jo edhe ndaj Kurtit dhe atyre që i tërheqin fijet politike në Kosovë. Njëanshmëria e tillë është një çek bosh që Kurti të bëjë çfarë të dojë”- shtoi Nastiq.

Nastiq gjithashtu akuzon Ministren e Jashtme gjermane, Analea Berbock, se sipas saj, ajo interpreton të drejtën ndërkombëtare siç e sheh të arsyeshme, duke dënuar kështu shkëputjen e pjesëve të Ukrainës lindore, por nuk bën të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për “agresionin e NATO-s, dhe rrjedhimisht Gjermanisë” kundër Serbisë në vitin 1999.

Si fund Nastiq shprehet se po i përcjell proceset që po zhvillohen aktualisht në gjyqin e Hagës, dhe ajo pret që të akuzuarit të dënohen për krime lufte.

“Për mua, UÇK-ja është organizatë terroriste. Është e rëndësishme që krimet e luftës nga të gjitha anët të ndiqen pa lënë gjurmë – kjo, meqë ra fjala, përfshin edhe NATO-n. Vendet perëndimore më në fund duhet të hapin dosjet e tyre,”- e përmbylli Nastiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *