POLITIKATË FUNDIT

“Djali kokulur” / Ramabaja: Në Batllavë pashë një plakë me veshje tradicionale të Llapit, por reja e saj e veshur me burkë

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka asnjë problem me fetë, por ka problem kur ato përdoren nga shtetet armike të popullit.

Sipas tij, ai ka lexuar shumë studime të perëndimroëve lidhur me fenë islame në ditët moderne. Ai thotë se prej saj, doktrinë e pastër islame është vtem diku 26%, ndërsa një pjesë e madhe është interpretim.

Ai thotë se ka një problem me “islamin politik” që përdoret nga shtetet armike të shqiptarëve në trojet e tyre dhe kërkon ndërhyrje të shtetit. Ai tregon një foto të shokut të tij në një darkë në liqenin e Batllavës.

“Në Batllavë pashë një plakë me veshje tradicionale të Llapit, por reja e saj e veshur me burkë. Djali ishte kokulur. Pra shihej se nuk kishte pajtime në mes të familjes. Kjo duhet të kërkojë ndërhyrjen e shtetit. Pra nuk duhet të lejohet përçarja e familjes nga përdoruesit e islamit politik”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *