POLITIKATË FUNDIT

Nait Hasani: Më lehtë ishte të kapësh pushkën e të dalësh në mal, se të rrish në Prishtinë për të rezistuar

Njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani tregon se rezistenca anti-serbe në Prishtinë ka qenë shumë e vështirë.

Duke folur në emisionin Pressing në T7, Hasani tregon se në kohën kur ishte arrestuar, do të përdorte edhe ndonjë eksploziv që ta shpërthente, por që për fat të keq nuk kishte asgjë me vete.

“Më lehtë ishte të kapësh pushkën e të dalësh në mal, se të rrish në Prishtinë për të rezistuar”, ka treguar ai.

“Asnjëherë nuk do të isha arrestuar po mos të kisha qenë në Prishtinë. Megjithatë ne kishim pika rezistence në gjithë Prishtinën. Kishim Pejtonin, kishim Bregun e Diellit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *