Kica-Xhelili pas heqjes së vizave: Ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka uruar liberalizimin e vizave.
Kica-Xhelili tha se ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë dhe se uron që kjo të jetë një mundësi zhvillimi dhe jo ikjeje.
“Kosovë, Urime liberalizimin e shumëpritur e që moti të merituar. Ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë. Uroj që ky lajm të shihet si mundësi për zhvillim e jo mundësi ikjeje.”, ka shkruar deputetja Kica-Xhelilit.
Parlamenti Evropian ka vendosur për liberalizimin e vizave të Kosovës, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm që nga 1 janari 2024.
Të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia e nënshkrimit të Aktit ligjor.