Heqja e vizave, ambasadori suedez në Kosovë: Më në fund!
Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund ka mirëpritur vendimin për heqjen e vizave për Kosovën.
Westerlund ka thënë se nesër Parlamenti Evropian pritet të nënshkruajnë vendimin për liberalizimin e vizave.
“Më në fund! Nesër, Presidenca suedeze e BE-së dhe Parlamenti Evropian pritet të nënshkruajnë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.“, ka shkruar ambasadori suedez në Twitter.
Sot, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës të cilët mund të lëvizin lirshëm në Evropë që nga 1 janari 2024.
Finally! Tomorrow, the Swedish EU Presidency and the European Parliament are expected to sign the decision on visa liberalisation for Kosovo. https://t.co/qgoHhYbKFs
— Ambassador of Sweden to Kosovo (@AmbSwedenKosovo) April 18, 2023