BOTATË FUNDIT

Si ia kishte dorëzuar Aleksandar Vulin përgjimet Kremlinit, pas këtij veprimi ndodhën arrestimet e opozitës ruse

Lajmi se kritiku i regjimit të Vladimir Putinit, Vladimir Kara-Murza, u dënua në Rusi me 25 vjet burg, sot është ndër lajmet e para botërore, por në Serbi ka një rëndësi të veçantë, sepse kreu i BIA-s, Aleksandar Vulin, pas këtij dënimi u etiketua si një spiun rus që çoi dëshmitë e takimeve të përfaqësuesve të opozitës ruse në Beograd direkt në Kremlin.

Vitin e kaluar i dënuari rus Kara-Murze, pohoi për mediat lokale se Vulin ia dha ato regjistrime drejtpërdrejt Nikolai Patrushev, sekretarit të sigurisë kombëtare në Kremlin, pas së cilës u arrestua kolegu i tij Andrey Pivovarov.

“Në maj të vitit 2021, Vulin ishte në Moskë për të dorëzuar transkriptet e bisedave tona nga takimi në Beograd. Më pas ai u takua me Patrushevin, dhe më pas ata formuan të ashtuquajturin Grupi i Punës për luftën kundër revolucioneve me ngjyra”, këto janë fjalët e të dënuarit Kara-Murza.

Sipas deklaratave të vet Aleksandar Vulin, si dhe interpretimeve të shumta të veprimeve dhe fjalëve të tij nga publiku profesionist, ai njihet gjerësisht si një burrë “rus” dhe një njeri që nuk përfaqëson të ashtuquajturat interesa kombëtare serbe, por i lidh ekskluzivisht me ato ruse dhe ato që çojnë në ripërtëritje të konflikteve me shtetet e rajonit.

Pse Vulin, i cili prej kohësh është etiketuar si “spiun rus” tash është kreu i BIA-s?

Sipas Gjorgje Paviçeviq, profesor i FPN-së, është për shkak të “skizofrenisë” së qeverisë së Vuçiqit 1

Vulin sipas Paviçeviq, është njeriu që zbatoi Marrëveshjen e Brukselit duke u betuar për gurin e Graçanicës se Kosova është zemra e Serbisë.

“Problemi është se ai është personifikimi i një mënyre të qeverisjes në të cilën disa njerëz apo një grup njerëzish janë vetëm dëmi kolateral i politikave skizofrenike që kryhen për interesa personale apo politike, qofshin serbët e Kosovës, punëtorët apo rusë opozitarë” – thotë i intervistuari i Danasit.

Vulin sipas tij, është një politikë pa vlera dhe parime

“Është gjithmonë në anën e më të fortëve dhe lajkaton më të fuqishmit dhe më të pasurit”

“Qeveria në Serbi paraqitet si aleate e Perëndimit duke mundësuar organizimin e një takimi të opozitës ruse në Beograd, dhe në të njëjtën kohë, jashtë syve të publikut, si informator i shërbimeve sekrete ruse” – thekson Gjorgje Paviçeviq sipas të cilit emërimi i Vulin-it në postin e drejtorit të BIA-s, pas këtij skandali, thjesht na tregon edhe një herë se kjo qeveri i mban të gjitha kartat në tavolinë dhe se cilën do të luajë do të varet nga interesat aktuale personale dhe partiake që i përgjigjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *