POLITIKATË FUNDIT

Arben Gashi “trazon” opinionin: Disa deputetë të LVV-së janë të gatshëm për të ardhur në LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se ka deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që duan të aderojnë në LDK.

Ndonëse nuk përmendi emra, sipas Gashit, disa deputetë të LVV-së janë të gatshëm që të shkojnë në LDK, por se ky veprim po shihet i panevojshëm nga partia e Lumir Abdixhikut.

“Po ka edhe tjerë që janë të gatshëm me ardh te na, po për momentin s’po flas. Ka edhe që nuk kanë folur publikisht. Nuk janë këto grupet që janë pak më radikale me agjenda tjera politike, por ka deputetë që mund të jenë lehtësisht pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së, por për momentin po mendojmë se është e panevojshme me bo atë veprim”, tha ai në T7.

“Po mbesin shumë pak pastaj”, ironizoi Gashi, kur në studio televizive u përmend “transferi” i deputetëve nga LVV-ja te LDK-ja.

Komentet e Arben Gashit vinë pas pakënaqësive që kanë shprehur Haki Abazi dhe Fatmir Humolli me partinë e Albin Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *