POLITIKATË FUNDIT

Analisti zviceran i reagon Hillit pasi tha se “s’dorëzohemi deri të bëhet Asociacioni’

Analisti zviceran dhe anëtari i Democratiazation Policy Council Toby Vogel i ka reaguar ambasadori të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, pasi ky i fundit ka thënë se Washingtoni s’do të dorëzohet derisa të themelohet Asociacioni, shkruan Express.

Vogel ka thënë se s’është ekspert, por megjithatë ka pyetur se pse ambasadori amerikan në Beograd vazhdon të theksojë detyrimet e Kosovës që dalin nga marrëveshja dhe jo ato të Serbisë.

“S’jam ekspert, por pse ambasadori i SHBA-së në Serbi vazhdon të theksojë detyrimet e Kosovës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja dhe jo të Serbisë?”, ka shkruar Vogel.

Ambasadori amerikan sot ka deklaruar se SHBA s’do të dorëzohet derisa Asociacioni të bëhet realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *