ROZËTË FUNDIT

Don Xhoni bën veprime abnormale: “Shqyen” sofrën me çekiç pasi nxehet nga këngët me çifteli

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi(Don Xhoni) nuk e ka përmbajtur aspak veten në një odë teksa dëgjonte këngë me çiftelia për marshin e UÇK-së.

Në një video të postuar në rrjete sociale, shihet se si Don Xhoni merr një çekiç dhe thyen sofrën që kishte pranë vetes.

Këto goditje të tij në formë banale, shoqërohen me tingujt e çiftelive të “Zhutave”, grup ky që njihet për nxitjen e ndjenjës patriotike, që më pas vijon me veprime të tilla si të reperit Isufi.

Për më tepër, afër reperit është edhe këngëtari tjetër, Butrint Imeri, por që ky përmbahet nga veprimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *