SHNETATË FUNDIT

Arsyet pse duhet t’i hani lëkurat e frutave dhe perimeve, flasin ekspertët

Sipas ekspertëve, duket se ngrënia e lëkurave të frutave dhe perimeve mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes suaj, të bëjë që ju të dukeni gjithmonë të rinj, madje të luftoni bindshëm edhe kancerin

Studime të ndryshme duket se e kanë konfirmuar këtë, me fruta të tilla si banane, kivi, madje edhe ananas është kjo lista e frutave, por edhe shumë tjerave që duhet t’i hani me gjithë lëkurë.

Pra, është koha të mendohesh mirë përpara se t’i hidhni frutat apo perimet e radhës që do të konsumoni!

Mandarina

Sipas një studimi të vitit 2004 në Journal of Agriculture and Food Chemistry, antioksidantët e fuqishëm të quajtur flavonoid, janë gjetur në lëkurën e portokallit dhe mandarinës. Ato mund të zvogëlojnë nivelin total të kolesterolit, madje dhe atij të keq.

Antioksidantët mposhtin radikalet e lira të dëmshme që prodhohen nga trupat. Por, ato që marrim nga lëkura e frutave është 20 herë më e fuqishme se kur i konsumoni ato si lëng. “E njëjta gjë vlen për të gjitha frutat e agrumet”, thotë nutricionistja Anita Bean.

Molla

Hedhja e lëkurës së mollës do të thotë të hedhësh një mundësi të artë vitamine. “Pothuajse gjysma e vitaminës C qëndron brenda 1mm të sipërfaqes së lëkurës kështu që ju po humbisni dukshëm”, thotë Anita. Ndërsa, bërthama dhe farat nuk përmbajnë nivele më të larta të antioksidantëve, por janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshëm për të ndihmuar stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ndihmën e tretjes.

Lëkura e mollës së kuqe është veçanërisht e pasur me anthocyanins, të cilat janë antioksidantë që mund të rë mbrojnë kundër disa llojeve të kancerit, në veçanti kancerit të prostatës. Molla e verdhë përmban karotenoide si betacarotene që ndihmojnë në ruajtjen e syve të shëndetshëm dhe mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës. Dhe lëkurat e mollës së gjelbërt janë të pasura me lutein, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kataraktave dhe defekteve të lindjes si edhe mbrojtjen nga kanceret.

Ananasi

Së bashku me fibrat dhe vitaminën C, përfitimet e vërteta shëndetësore të ananasit shtrihen në enzimnë bromelain, e cila mund të shkatërrojë shumë herë peshën e saj të proteinave brenda pak minutash. Kjo e bën atë të shkëlqyeshme për njerëzit me dispepsi, pasi ushqimi tretet dhe absorbohet më shpejt, duke zvogëluar fryrjen, thotë Anita. Bromelaini është gjithashtu një anti-inflamator.

Banane

Një ekip kërkimor Taiwanez nga Universiteti Mjekësor Chung Shan zbuloi se ekstrakti i lëvozhgës së bananes mund të lehtësojë depresionin sepse është e pasur me serotoninë, hormonin e balancimit të humorit. Gjithashtu mbron retinën tuaj sepse përmban lutein, një antioksidant nga familja karotenoide, e cila mbron qelizat e syve nga ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë.

Si ta hani: Ekipi hulumtues këshillon që banania të zhvishet10 minuta përpara konsumit të hidhet në një gotë me ujë të ftohtë dhe të pihet lëngu. Ose vendosni thjesht lëkurën në një shtrydhëse frutash, dhe më pas përziejeni masën e përftuar me ujë dhe pijeni si lëng.

Kivi

Lëkura me qime e kivit është e lartë në komponimet fenolike, të tilla si flavonoidet, të cilat kanë potencial të anti-kancerit, anti-inflamator dhe anti-alergjik, thotë Anita. Lëkura përmban tre herë më shumë antioksidantë se vetë fruti, madje lufton edhe baktere si E.Coli.
Patate

Ju do të dyfishoni marrjen e ushqyesve duke ngrënë lëkurën, thotë Anita. “Vetëm një lëkurë me patate siguron gjysmën e fibrave të tretshme, kaliumit, fosforit, hekurit, zinkut dhe vitaminës C”, thotë ajo. Lëkura e patateve përmban më shumë vitaminë C, kështu që ato do ju mbrojnë nga ftohjet dhe kështu do të rrisni edhe sistemin tuaj imunitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *