Tupanxhiu 9-vjeçar nga Istogu që po i ‘kall’ dasmat dhe po merr bakshishe të majme
Flakron Tafilaj nga Istogu, të luajë me tupan e mësoi nga babai i tij, Fitimi. Ndryshe nga djali i tij, 35-vjeçari ka më shumë se 11 vjet që merret me muzikë. Duke u marrë me një gjë të tillë, ai e kuptoi edhe talentin e djalit të tij 9-vjeçar.
Gazetare: Albulena Demaku
Flakroni tashmë është edhe pjesë e dasmave gjatë sezonit të verës.
Madje, kërkesat për të qenë ai i pranishëm, janë të mëdha.
Pos përfitimeve që kanë babë e bir, edhe bakshishet nuk i mungojnë.