BOTATË FUNDIT

Pamje të frikshme, ushtarit rus i vjen plumbi i snajperit në kokë, por shpëton

Imazhe të pabesueshme vijnë nga lufta e ashpër në Ukrainë, ku një ushtar rus shpëtoi për një fije nga vdekja teksa u godit në kokë nga një plumb që mendohet të jetë qëlluar nga një snajper.

Luftëtari, pjesë e mercenarëve të Wagner, shihet teksa goditet nga plumbi në helmetë dhe kontrollon vetën duke thënë “Jam ende gjallë”.

Forca e plumbit e rrëzon ushtarin në tokë dhe vetëm disa milimetra më poshtë ai do të kishte humbur me siguri jetën.

Pamjet janë filmuar në zonën e Bakhmutit, atje ku dhe përleshjet mes palëve aktualisht janë më të rënda në javët e fundit. /A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *