SHNETATË FUNDIT

Ordinanca e luftës dhe paqes në Sllupçan në krye me dr. Fatmir Asanin me iftar shënuan 30-vjetorin

Një nga ordinancat e para private në komunën e Likovës, që udhëhiqet nga mjeku i njohur Fatmir Asani, shënon 30 vite nga themelimi i saj.

Historia e kësaj ordinance nuk është vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në rrafshin kombëtar, shkruan Lideri.mk.
Dr. Fatmir Hasani njihet edhe si “doktori I luftës”, sepse në mënyrë të palodhshme u shërbeu edhe refugjatëve gjatë luftës së Kosovës, por edhe pacientëve gjatë konfliktit 2001, kur u shpall Zona e Lirë e Karadakut. Bashkë me kolegë tjerë nga ky rajon, dr. Asani pa hezitim vraponte atje ku e kërkon nevoja në momentet më të vështira të konfliktit pa marë parasysh bombat e granat që fluturonin mbi kokë, shkruan Lideri.mk.

Sot kjo ordinancë ka zgjeruar veprimtarinë e saj, kurse gjurmëve të dr. Fatmir Aasanit janë rreshtuar edhe dy djemtë e tij Pajtimi dhr Durimi, që poashtu paraqesin mjekë të suksesshëm në nivel republikan.

Jubileun 30 vjeçar ata e kanë shënuar me një iftar modest, që kanë shtruar për ekipin shëndetësor.

“Në këtë Iftar shënojmë edhe 30 vjetorin e themelimit të ordinancave të Dr Fatmir Asanit, falemnderim personelit aktual dhe të mëparshëm e sidomos juve pacientë që keni besim te ne! Vazhdojmë tutje!”, ka shkruar mjeku Pajtim Asani. (Lideri.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *