Një ateiste si Zhaklin Lekatari: Nëse Zoti do ishte kaq i mirë do kishte bërë gjëra më të mira, i besoj shkencës
Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku besimi i thërret më shumë se çdo herë myslimanët, por në studion e “Why Not” këtë të shtunë kishim një ateiste.
Zhaklin Lekatari e argumenton kështu mungesën e besimit në një fuqi të mbinatyrshme dhe përqafimin e shkencës.
U ngritën në këmbë për Luizin, ja çfarë mendon opinionistja e BBV, Zhaklin Lekatari, për protestën
Zhaklin Lekatari: Ky vit ka qenë Holokausti i grave, jemi popull që po normalizojmë dhunën
“Më duhet logjika që të besoj në diçka, të ketë një fuqi analitike. Unë besoj në shkencë që nuk i ka të gjitha përgjigjet por e mban të hapur opsionin dhe thotë se kemi ende shumë për të zbuluar dhe për të ditur dhe nuk kemi ardhur nga Edeni, molla, gjarpri, Adami dhe Eva. Nuk e besoj, më duken anekdota si të Ezopit që shoqëritë e kaluar të dallonin të mirën nga e keqja.”
Ndaj dhe në pikat më kritike të saj, si lutje ka: “O Univers më ndihmo!”
Dhe vijon “ky shok imagjinar nëse do të ishte kaq i mirë do të kishte bërë gjëra më të mira”.